Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare kampioni i mundjes në Shqipëri
Një nga kampionët më të nderuar të mundjes, Kujtim Ninas ka humbur jetën në moshën 62 vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga vetë Federata e Mundjes.
Njoftimi i Federatës:
“Me shumë dhimbje dhe pikëllim, njoftojmë ndarjen nga jeta të Kujtim Ninas (Gut Lala), një figurë e shquar e mundjes dhe një humbje e madhe për sportin shqiptar. Kujtimi ishte një nga kampionët më të nderuar të mundjes, i cili la një trashëgimi të paharrueshme dhe kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e këtij sporti.
Ai u nderua me medaljen “Nderi i mundjes së Gollobordës” dhe ka qenë pjesë e ekipeve më të njohura të mundjes, si “17 Nëntori”, “Tomorri” dhe “Dajti”. Pjesëmarrës aktiv në vitet ‘70-‘80 dhe kampion kombëtar në vitin 1979 në kategorinë 82-90 kg, Kujtimi gjithashtu ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në administrimin e mundjes, si anëtar i Kryesisë së Shoqatës Kombëtare të Mundjes Shqiptare.
Kjo humbje është një goditje e rëndë për sportin e mundjes, i cili ka humbur një të dashur dhe të përkushtuar. Kujtimi do të mbetet gjithmonë një frymëzim për të gjithë ata që e deshën mundjen dhe e ndihmuan atë të rritej.
Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të afërmit!”, shkruhet në njoftimin e Federatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 09:57 Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
- 09:44 Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht
- 09:35 Turistët e huaj zbulojnë bukuritë e Vlorës, Karaburuni dhe Sazani në krye të listës (VIDEO)
- 09:14 Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike