Ndoka akuza PS: Që kur mori mandatin e 3-të qeverisës, vetëm skandale kemi pasur
Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka ka fajësuar qeverinë për të gjithë ngjarjet e korrupsionit në vendin tonë, ndërsa diskutohej për pasurinë e zyrtares Alda Klosi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ndoka theksoi se që PS ka marrë mandatin e tretë të qeverisjes kemi pasur nga një skandal çdo ditë.
Sipas tij Rama bën të padituri ndërkohë që të gjitha firmat i lëshon vet.
“Unë mund ta lidh me pjesën kryesore, ku mazhoranca është në kulmin e aferave. Kemi një skandal çdo ditë. Unë gjykoj që një mazhorncë që ka kaluar mandatin e dytë, gjithmonë ka pasur probleme. Kjo mazhorancë është kalbëzuar. Kryeministri bën të paditurin ndërkohë që vet ai i ka hedhur firmat për inceneratorët.
Kemi një drejtësi me regji. Rama bën ato që do vet, i hedh vet personat që nuk kanë më peshë politike. Rama mban ato që ka lidhje të drejtpërdrejta me të. Rama mban ato që ka frikë, ka frikë se mos i përmendin emrin. Ne nuk po rrisim besimin te qytetarët përkundrazi po bëjmë të kundërtën”- tha Ndoka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve