Burimi: Nëse s’do i gjendeshin paratë, Alda Klosi do i pastronte me amnisti fiskale
Analisti Genc Burimi dhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi janë përfshirë në një debat, në lidhje me ngjarjen ku sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi grabitën 120 mijë euro dhe bizhuteri nga banesa e zyrtares Alda Klosi.
Në Euronews Albania, Burimi iu drejtua Koçit, ku e pyeti për faktin se, nëse Klosit nuk do t’i ishin gjendur paratë, a do i pastronte ajo përmes aministisë fiskale.
Genc Burimi: Të bëj një pyetje zoti Koçi? Nuk fola për drejtësinë, fola për aministinë fiskale? Kjo zonjë, ato para, po të mos ishin kapur, do ishin pastruar me aministinë fiskale. Po apo jo? Budallaqe nuk është ajo.
Petro Koçi: Nuk e di, kjo është një çështje që është teknike.
Genc Burimi: Nuk është teknike, është politike.
Petro Koçi: Të bësh një pyetje konkrete dhe të thuash, paratë e kësaj zonje do të aminstoheshin apo jo, këtë unë nuk mund ta di. Duhet të dish përmbajtjen e draftit dhe më pas të ligjit.
Gjykata ka lënë në burg sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Henri Dobi, pasi akuzohen për vjedhjen e 120 mijë eurove dhe bizhuterive nga banesa e zyrtares Alda Klosi.
Pas një kontrolli në banesën e sanitares, u gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro dhe 8 500 dollarë dhe një sasi aksesorësh floriri.
Sanitarja ka deklaruar se të gjithë shumën e ka marrë nga banesa e Alda Klosit, por zytarja është shprehur vetëm për shumën 120 mijë euro.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës