Petro Koçi: Të hetohet pasuria e Alda Klosit
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka kërkuar që të hetohet pasuria e zyrtares Alda Klosi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koçi u shpreh se Partia Socialiste mban qëndrimin e saj parimor, teksa shtoi se duhet që kësaj çështjeje t’i shkohet deri në fund.
“Ne kemi qëndrime të sakta dhe të prera për këtë çështje, Kemi këtë zbulimin e fundit. Ne kërkojmë hetim të thelluar. Le të dalë kushdo në prapavijë të asaj shume të parave. Kjo është një çështje konkrete që është përballur me një qëndrim parimor të Partisë Socialiste.
Kërkojmë, meqë është zbuluar rasti, të thellohet hetimi në çdo lloj detaji dhe kushdo që mund të jetë përfshirë në korrupsion apo veprimtari të tjera kriminale, duhet të përgjigjet para ligjit”, theksoi ai.
Gjykata ka lënë në burg sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Henri Dobi, pasi akuzohen për vjedhjen e 120 mijë eurove dhe bizhuterive nga banesa e zyrtares Alda Klosi.
Pas një kontrolli në banesën e sanitares, u gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro dhe 8 500 dollarë dhe një sasi aksesorësh floriri.
Sanitarja ka deklaruar se të gjithë shumën e ka marrë nga banesa e Alda Klosit, por zytarja është shprehur vetëm për shumën 120 mijë euro.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës