Ndryshimet klimatike, aktivistët kërkojnë që Shqipëria të adoptojë një marrëveshje të gjelbër
Shkencëtarë të panelit ndërkombëtar për ndryshimet klimatike kanë thënë se kemi 10 vjet kohë për të vepruar për të shmangur një katastrofë klimatike që po afron me efekte negative të pakthyeshme për mjedisin.
Ndër këto efekte, aktivisti Endri Haxhiraj rendit erërat e fuqishme, degradimin e tokës, bërjen e qyteteve të pajetueshme, mungesën e ujit, fillimin e disa luftërave për ujin dhe terrorizmin.
Dhe këto efekte do të ndihen globalisht, madje edhe në Shqipëri. Deti po avancon me 3.3 milimetra çdo vit, dhe brenda 10-vjeçarit të ardhshëm, Durrësi, Shëngjini, dhe Saranda do të jenë mbuluar nga uji, ndërkohë Myzeqeja do shndërrohet në një qytet bregdetar.
Më 28 nëntor të 2019, Parlamenti Evropian shpalli emergjencën klimatike dhe më 11 Këshili Evropian deklaroi marrëveshjen e saj të gjelbër.
Haxhiraj propozon që Shqipëria të shpallë një marrëveshje të saj që në momentin e anëtarësimit të jemi në të njëjtin standard me BE.
“Viti 2019 qe një vit tepër me fat, që në fundin e thatësirës ku gati po gjunjëzohej ekonomia shqiptare, nuk do të kishte më burime hidrike, fatmirësisht ra shi. Por kjo nuk do të jetë në vitet në vazhdim. Mundet që shiu edhe të mos bjerë dhe ne do të jemi përballë krizës energjetike, apo bujqësore. Bujqësia po e vuan shumë mungesën e ujit” tha z. Haxhiraj.
Aktivistë të mjedisit argumentuan marrëveshjen e gjelbër shqiptare me gjetje të studimeve të ndryshme. Përveç shirave, rritjes së temperaturave, periudhave të thatësirës, do të reduktohen dhe burimet nënujore.
Mungesa e amortizimit të tokës do t’i bëjë tërmetet të ndihen më të fuqishme. Pasojat do të ndihen në ekonomi, humbjen e jetëve dhe tokës së popullueshme.
“Nëse të gjithë shqiptarët refuzojnë të blejnë një shishe plastike, kemi bërë një ndryshim. Ne duhet të zhvillojmë një ndërgjegje mjedisore” nënvizoi një tjetër aktiviste, Ina Majko.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)