Ndryshojnë rregullat për hyrjen në zonën Shengen të qytetarëve të RMV

16 Shtator 2025 | 19:09

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga 12 tetori, gjatë hyrjes në zonën Shengen të Bashkimit Evropian, do të duhet të lënë të dhëna biometrike – gjurmë gishti dhe fotografi, sipas sistemit të ri të hyrje-daljes së BE-së (EES).

Siç u theksua në një brifing në Delegacionin e BE-së në Shkup, sistemi i hyrje-daljes në BE do të fillojë të zbatohet gradualisht nga 12 tetori dhe do të zgjasë gjashtë muaj, do të aplikohet në të gjitha pikat hyrëse të zonës Shengen.

“Kjo është një masë që do të lehtësojë kalimin kufitar për shtetasit e vendeve të treta. Në praktikë, kjo do të thotë që gradualisht, kur qytetarët e vendeve të treta hyjnë në BE, ata regjistrohen një herë me të dhëna biometrike – që do të thotë gjurmë gishti dhe fotografi – dhe më pas, gjatë hyrjes së dytë, procesi është shumë më i lehtë”, thotw Michalis Rokas, ambasador i BE-së në Shkup.

Sistemi parashikon që fëmijët deri në 12 vjeç nuk do të kenë detyrim të lënë të dhëna biometrike. Përjashtim do të bëjnë edhe familjaret e shtetasve të BE-së.

Përjashtim nga regjistrimi do të kenë anëtarët e familjes së personave të cilët mbajnë pasaportë të Bashkimit Evropian apo kanë leje qëndrimi të posaçme për territorin e Bashkimit Evropian, mirëpo ende nuk është konfirmuar apo qartësuar se në çfarë mënyre familjarët e ngushtë të atij personi do të mund të dëshmojnë se kanë pra lidhje familjare me një shtetas të Bashkimit Evropian.

Zbatimi i sistemit do të zhvillohet në katër faza dhe secili shtet i zonës Shengen do të ketë dinamikën e vet.

Fazat e zbatimit të sistemit EES

  • Faza e parë: 30 ditët e para nga nisja, 10% e të gjithë udhëtarëve do të regjistrohen me sistemin e ri;
  • Faza e dytë: deri në 90 ditë, 35% e udhëtarëve;
  • Faza e tretë: deri në 150 ditë, gjysma e udhëtarëve;
  • Faza e katërt: deri në 170 ditë nga nisja, të gjithë udhëtarët në zonën Shengen do të përfshihen nga sistemi.

Gjatë fundit të vitit të ardhshëm do të zbatohet edhe një sistem tjetër i quajtur ETIAS i cili parashikon që çdo person që udhëton pa vizë në zonën Shengen do të duhet fillimisht të regjistrohet online dhe të paraqesë planin e udhëtimit dhe të paguajë taksë prej 20 eurosh, të vlefshme për 3 vjet. Përjashtim bëjnë personat nën 18 dhe mbi 70 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026