Euro 2024/ Shqipëria e nis me Italinë, zbulohen datat e ndeshjeve të Kombëtares

2 Dhjetor 2023 | 19:14

Është hedhur pasditen e kësaj të shtune në Hamburg të Gjermanisë shorti për finalet e Kampionatit Europian 2024, me finalet e kompeticionit që do të zhvillohen në Gjermani në muajt qershor – korrik 2024. Shqipëria është pozicionuar në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Një short mjaft interesant për Kombëtaren shqiptare, që kualifikohet për herë të dytë në historinë e saj në finalet e një Kampionati Europian. Sipas FSHF, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Hamburg”. Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Në ceremoninë e hedhjes së shortit, përveç personaliteteve të shumta të futbollit europian ishin të pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares Sylvio Mendes Campos Junior dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Shqipëria e mbylli fushatën kualifikuese të këtij Kampionati Europian në vendin e parë në grupin E, duke grumbulluar 15 pikë, me 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Arritje historike për Kombëtaren shqiptare, të drejtuar nga trajneri Silvinjo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026