Në Maqedoninë e Veriut raportohen 153 raste aktive me COVID-19

3 Korrik 2021 | 14:49

Maqedonia e Veriut nuk raporton asnjë humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj thekson se janë kryer 3028 teste të dyshuara, prej të cilave gjashtë kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e reja janë evidentuar në Shkup, Kërçovë dhe Manastir, ndërkohë nuk ka pasur asnjë të shëruar në orët e fundit.

Që nga shfaqja e epidemisë në vendin fqinj numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 155.706, kurse 5.486 të tjerë kanë humbur jetën.

Aktualisht në vend rezultojnë 153 raste aktive, prej tyre 65 në kryeqytet dhe në dhjetëra komuna nuk ka asnjë rast aktiv me coronavirus.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026