Nënë Tereza i dërgoi një letër Enver Hoxhës, Blendi Fevziu zbulon mesazhin

29 Dhjetor 2022 | 16:35

Gazetari Blendi Fevziu, së fundmi në një intervistë për Euronews Albania foli për librin e tij “Enver Hoxha” që është përkthyer tashmë në 12 gjuhë të botës.

Ai zbuloi dhe mesazhin që Nënë Tereza i dërgoi Enver Hoxhës gjatë periudhës kur kishte të ëmën sëmurë.

Hoxha sipas Fevziut nuk e lejoi Nënë Terezën as të futej në Shqipëri, por as që të merrte nënën në Romë.

Gazetari tregoi se Gonxhe Bojaxhiu nuk arriti ta shohë të ëmën për së gjalli.

“Shokimi ka qenë sjellja e Enver Hoxhës me Nënë Terezën dhe klerin katolik. Historia e Nënë Terezës ka qenë një nga historitë më të dhimbshme që mund të lexosh në libër. Nënë Tereza ishte larguar nga Shkupi në moshën 18 vjeçare, familja e saj erdhi në Shqipëri. Një ditë e lajmëruan se nëna është shumë smurë dhe Nënë tereza i shkruajti një letër Enver Hoxhës.

Letra Hoxhës nuk i shkoi direkt po i shkoi nëpërmjet Ministrit të Jashtëm, i cili i tha ambasadorit shqiptar që ka një mesazh për Hoxhën që nëna e një murgeshe që quhet Gonxhe Bojaxhi të mund të shkojë në Romë për të takuar vajzën që se kishte parë prej 40 vjetësh. Por bën një gafë minustri i jashtëm francez dhe thotë se për këtë interesohet dhe Zhaklin Kenedi.

Gonxhe Bojaxhiut i erdhi përgjigja që ti nuk mund ta marrësh nënën, pati shumë ndërhyrje por ishte e pamundur. Në fund ajo i kërkoi vetëm një leje 5 ditore për të hyrë në Shqipëri për të parë nënën dhe përgjigja ishte se “kur ti e le nënën nuk e mendove se nuk do ta shihje”. Shqipëria ka shumë spitale të mira. Një ditë ajo merr një letër që ishte nga motra e saj, që nënë lokja ndërroi jetë dje dhe ndërroi me fotografinë tëndë në gjoks. Letra e fundit e saj ishte që Gonxhe ne nuk do shihemi më kurrë po unë të kam pasur në zemër çdo ditë të jetës time. Në vitin 1989 ajo erdhi dhe vizitoi shtëpinë ku kishte jetuar e ëma me motrën”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024