“Nëse unë jam problemi jap dorëheqjen”, trajneri i Serbisë ashpërson tonet

2 Qershor 2025 | 14:39

Ka qenë e tensionuar konferenca për shtyp e trajnerit të përfaqësueses serbe, Dragan Stojkoviç “Piksi”, në prag të ndeshjeve kundër Shqipërisë dhe Andorrës.

Stojkoviç foli për pritshmëritë ndaj ndeshjes me Shqipërinë, e cila është cilësuar si takim me rrezik të lartë, ndërsa me tone emocionale komentoi edhe vendimin për të mos llogaritur më tej Sergej Milinkoviç-Saviç për aq kohë sa ai të jetë në krye të ekipit.

Konferenca u dominua nga tensioni dhe deklarata të forta, për shkak të zhurmës publike dhe kritikave të marra për listën e lojtarëve të grumbulluar dhe mungesat e bujshme.

I pyetur për numrin e madh të futbollistëve që kanë dhënë dorëheqjen nga kombëtarja, Stojkoviç reagoi ashpër:

“Nëse unë jam problemi, jap dorëheqjen pas kësaj konference, mjeshtër. Që të jemi të qartë. Ndoshta jo sot, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Por nuk besoj se është. Këta janë lojtarë që kur panë se nuk kishte vend për ta, thanë ‘Po largohem vetë’.”

Trajneri theksoi se përzgjedhja e lojtarëve bëhet në bazë merite dhe vendimet i merr ai personalisht:

“Ekipi ndryshon, thërrasim lojtarët sipas meritës. Disa mendojnë se Lazoviç nga Verona, që lufton çdo vit për mbijetesë, është çfarë i duhet Serbisë. Dhe për portën zgjodha Petrović, jo Dmitrović. A është kjo një gabim? Sipas kujt? Nëse Dmitroviç është i zemëruar, edhe unë jam i zemëruar që nuk mundëm Slloveninë.”

Për Radonjiçin, ai u shpreh i prerë:

“Cili është problemi me Radonjiçin? Nuk më pëlqen? Nuk më pëlqen modeli i flokëve? Ai po shkatërron veten, ekipin dhe karrierën. Dhe doni të më thoni që meriton të jetë në ekipin kombëtar? Nuk luan dot për një sprint kundër Stuttgartit! Gjithçka është në bazë merite. Të zemërohen sa të duan, kjo është puna ime. Ata që nuk luajnë, gjithmonë do të zemërohen.”

Ai tha se përgjegjësia është e madhe dhe lojtarët duhet ta kuptojnë këtë. Lidhur me çështjen e Sergej Milinkoviç-Saviç ndërsa zbuloi prapaskenën:

“Kemi folur pesë herë. Në bisedën e fundit pas përfundimit të Ligës së Kombeve, ai pranoi se nuk është gati mendërisht. Për aq kohë sa unë jam trajner, ai nuk do të ftohet më. Nuk ka më kuptim të humbim kohë. Unë e vlerësoj shumë, por s’mund të përpiqem pafund për të bindur dikë që nuk ka dëshirë të luajë për vendin”, tha ai.

Përkundrazi, ai përmendi si shembull pozitiv Adem Ljajiçin, për dëshirën dhe përkushtimin që ai tregon ndaj përfaqësueses.

Sa i përket transfertës në Shqipëri trajneri i përfaqësueses serbe u shfaq i qetë kur foli për udhëtimin drejt Tiranës duke theksuar se fokusi i tij është vetëm te loja dhe jo te retorika politike.

Ai kujtoi faktin se Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkë-organizatore të Kampionatit Europian për të rinjtë U-21, duke e cilësuar këtë si dëshmi bashkëpunimi në sport.

“E dini si është… Është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme si për ne, ashtu edhe për ta, por në fund të fundit është thjesht një ndeshje futbolli. Ata janë miqtë tanë në futboll dhe me ta do të organizojmë Kampionatin Europian për të rinjtë. Kjo flet vetë.”

Stojkoviç u distancua qartë nga çdo lloj tensioni politik që mund të krijohet rreth ndeshjes:

“Nuk na interesojnë aspak tensionet politike, mesazhet e tifozëve apo deklaratat e çmendura të disave që duan të krijojnë një atmosferë lufte. Jam i bindur dhe besoj se do të kemi një mikpritje të shkëlqyer në Tiranë dhe se organizimi do të jetë në nivelin më të lartë. Ashtu siç do të jenë të mirëpritur edhe ata kur të vijnë për ndeshjen e kthimit.”

Sa i përket atmosferës në stadium, trajneri i Serbisë tha:

“Pse të mos jetë atmosferë e mirë? A mendoni se tifozët e PSG-së ishin të sjellshëm me tifozët e Interit, apo anasjelltas? Në fund të fundit, ajo që vendos është loja në fushë.”

Ai theksoi se Serbia do të luajë për fitore, pa komplekse:

“Shqipëria është një skuadër cilësore, por kjo nuk do të thotë që ne po shkojmë atje për t’u mbrojtur apo me flamur të bardhë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026