Neurokirurgu tregon simptomat kryesore të hernies
Fast Check këtë episod solli në vëmendje hernien e qafës, çfarë e shkakton dhe çfarë duhet të bëjmë për ta parandaluar.
Neurokirurgu Baris Saygili tregoi në Euronews Albania se hernia diskale është patologji e kolonës vertebrale që mund të jetë në qafë ose bel.
“Në strukturën e kolonës kemi vertebrat dhe disqet të cilat luajnë funksion amortizues. Ndodh që si pasojë e traumave apo ndryshimeve të tjera, bëjnë që një pjesë xhelatinoze e diskut të humbë dhe një pjesë e saj të kalojë dhe të shtyp nervat e njërës apo tjetrës anë,” – u shpreh mjeku.
Saygili tha se zakonisht pacientët vijnë me dhimbje, nëse simptomat janë për hernie ata bëjnë rezonancën që tregon më qartë detajet e gjendjes dhe më pas konsultimeve pacienti ndiqet vazhdimisht për trajtimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Tabu për kontroll gjinekologjik, mjeku: Rekomandoj vizitat edhe pa pasur një problem
Lëkura në verë, çfarë rekomandojnë mjekët?
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime