“Nga 2027 Kosova do prodhojë dronë”- Shala: Do jemi lider në rajon për këtë industri
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, është shprehur se Kosova dhe Shqipëria do të kenë një të ardhme të shkëlqyer në industrinë ushtarake të mbrojtjes.
Komentet Shala i bëri në Euronews Albania, ku tha se nga viti 2028 Kosova do të nisë të prodhojë dronë pa pilotë dhe do të jetë lidere në rajonin tonë për këtë industri.
Ai tha gjithashtu se viti 2028 është një vit i rëndësishëm për Kosovën, pasi përmbyllet një plan 10-vjeçar dhe FSK do të shndërrohet në ushtri të rregullt.
“Ne mund të themi se Kosova do të jetë lidere në prodhimin e mjeteve pa pilotë. Në prodhimin e dronëve për nevojat tona, për nevoja operacionale. Në 2028 ne jemi në përmbyllje të planit gjithëpërfshirës 10-vjeçar. Në 2028 ne nga FSK do të kemi Forcat e Armatosura të Kosovës.
Kosova dhe Shqipëria tani do të jenë partnere serioze. Serbia deri më tani ka përfituar afro 800 milionë dollarë në dy vitet e fundit me suportimin e Ukrainës. Mund të konstatojmë se Kosova dhe Shqipëria do të kenë një të ardhme të shkelqyer në industrinë ushtarake të mbrojtjes me impakt rajonal”, tha Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare