Nga 23 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 20 janë shqiptarë
Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar edhe pesë raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19. Katër janë banorë të Dibrës dhe një nga Shkupi duke e çuar numrin total të të infektuarve në 23.
Po ashtu edhe dy banorë të Shkupit kanë rezultuar pozitive në një spital privat, por ministria e shëndetësisë duhet t’i konfirmojë vetë në spitalin shtetëror gjatë ditës.
Nga këta 23 të infektuar, 20 janë shqiptarë nga qyteti i Dibrës, qytet me popullatë shumicë shqiptare. Informatat për etninë e të infektuarve Euronews Albania i ka siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe infektologët, të cilët trajtojnë personat e infektuar.
Infektimi në Dibër nisi nga një çift i ardhur nga Italia i cili e kishte shpërndarë virusin në anëtarët më të ngushtë të familjes, ndërsa ata më tej gjatë kontakteve me fqinjët dhe të njohurit e kishin përcjellë virusin.
Qyteti i Dibrës tashmë disa ditë është nën izolim. Ndërsa në nivel shtetëror, në fuqi janë një sërë masash si urdhri për vetëizolim dhe mbyllja e të gjithë bizneseve përveç farmacive dhe supermarketeve e vendeve ku shiten produkte ushqimore dhe higjienike.
Për shkak të numrit të madh të rasteve sot do të mbahet edhe takim i liderëve politik të cilët si masë parandaluese për shpërndarjen e virusit Korona janë të gatshëm të anulojnë edhe zgjedhjet e dakorduara për 12 prill.
Pavarësisht që Qeveria ka urdhëruar një sërë masash të rrepta, kufizuese, për bizneset dhe qytetarët, Këshilli i Sigurisë i cili u mblodh dje, vlerësoi se nuk ka nevojë për shpallen e gjendjes së krizës apo emergjencës, pasi që institucionet janë duke menaxhuar situatën siç duhet, dhe e kanë nën kontroll.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë