Ngacmimet seksuale në punë ndodhin më shumë në administratën publike
Sipas një studimi të organizatës UN Women i cili u publikua së fundmi në Prishtinë, rezulton se në Kosovë 70 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në vendin e punës, ndërsa vetëm 9 për qind deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht vet ose njohin dikë që ka përjetuar një gjë të tillë.
Avokati Meshar Selimaj tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se përqindja e ulët e ngacmimeve të denoncuara është alarmante.
Sipas tij, pjesa më e madhe e ngacmimeve seksuale ndodhin në administratën publike, ku edhe hierarkia eprorë-punonjës është edhe më e dukshme.
“Ngacmimi është mes kolegësh ose me eprorët dhe ndodh më shumë në administratën publike të shtetit, pra janë ngacmime në organe shtetërore, ku ka më shumë peshë hierarkia. Ngacmimi seksual sipas kodit penal të Kosovës dhe Shqipërisë përfshin cilëndo të sjellje së padëshiruar verbale apo jo verbale, fizike që është e natyrës seksuale dhe që cenon personalitetin e personit. Në kodin penal të Shqipërisë është më sipërfaqësor, kodi penal i Kosovës e ka parë më gjerësisht”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta