“Ngërçi” në Bashkinë e Himarës, juristi: Kush ka të drejtë të marrë vendimet
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar dy ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Jurist i KQZ, Altin Kazizaj në një intervistë për Euronews Albania, tha se politika e kreut të qeverisë Edi Rama që ka çuar situatën në këtë pikë, pasi sipas tij kryetari i zgjedhur i Himarës duhet të lejohej që të betohej.
Më teja ai theksoi se vendimet për Himarën tashmë i merr Këshilli bashkiak, i cili ka të drejtë të vendos dhe një kryetar aktual. Gjithashtu shpjegoi dhe procedurat e tjera që mund të ndiqen në lidhje me këtë situatë.
“Është politika e Ramës që ka çuar në këtë ngërç, për shkak të kryetarit të zgjedhur të Belerit. Do ishte e udhës që të betohej Beleri. Goro në këtë rast është një vazhdimësi mandati. Këshilli bashkiak ose duhet të caktojë në rastin e parë një zv.kryetar të Bashkisë së Himarës ose Këshilli bashkiak të cilësoj përfundimin e mandatit dhe të ja dërgojë vendimarrjen e tij përfaqësuesit të qeverisë, siç është prefekti i qarkut.
Prefekti i qarkut njofton qeverinë dhe më pas janë procedura të tjera që çojnë në zgjedhje të pjesshme. Vendimet i merr Këshilli bashkiak, i cili cakton një kryetar. PS i ka votat për të caktuar kryetarin e bashkisë, por nuk e di nëse do të jetë kjo situata që do të vijohet ose do të ketë zgjedhje të parakohshme”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve