Ngjarje e rëndë në Memaliaj, raportohet për atentat me 3 të vrarë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e vonë të kësaj të shtune në Memaliaj.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije për një atentat ku janë vrarë 3 persona.
Mësohet se objektiv i atentatit kanë qenë pjesëtarët e familjes Kalemi të cilët ndodheshin në lokalin e një të afërmi të tyre pranë bashkisë së qytetit.
Dyshohet se atentatorët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, duke lënë të vdekur Shyqo Kalemin dhe kanë plagosur rëndë vëllanë e tij Artur Kalemi.
Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dhe kamarieri i lokalit dhe një klient.
Shyqo Kalemi është babai i Adriatik Kalemit, të afërm të Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur me tritol te rrethrrotullimi i Saukut në vitin 2022.
Dyshohet se pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, Adriatik Kalemi, mund të ketë pasur gisht në organizmin e vrasjes së biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa në shenjë hakmarrje për të afërmin.
Pas vrasjes së biznesmenit, në një hark kohor prej disa muajsh, Adriatik Kalemit i janë bërë dy atentate për ta eliminuar fizikisht.
Në muajin gusht ai u qëllua me breshëri plumbash në ishullin e Paksos në Greqi, ku kishte shkuar me pushime për familjen, por mundi t’i shpëtonte mrekullisht vdekjes pasi u plagos rëndë.
Më pas sërish në muajin dhjetor ai u tentua të eliminohej në burgun që ndodhej në Greqi, ku u qëllua në arterien kryesore me mjet prerës nga një i burgosur egjiptian
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja