Nikolla: Integrimi në BE objektiv kombëtar që ka konsensusin e të gjitha palëve

13 Tetor 2023 | 10:48

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në fjalën e mbajtur në Konferencën parlamentare “Roli i parlamentit në Procesin e Berlinit” theksoi se integrimi evropian i Shqipërisë është një objektiv kombëtar, mbipartiak që ka konsensusin e të gjitha palëve të politikës.

Ajo vlerësoi rolin e Komisionit parlamentar për Çështjet Evropiane dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, si dy struktura të Kuvendit ku zhvillohet debati politik dhe jetërsohet bashkëpunimi parlamentar për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

“Konsensusi politik e parlamentar mbi integrimin mbështetet nga konsensusi i gjerë qytetar, publik e mediatik. Nuk ekzagjeroj kur pohoj se mbështetja popullore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është më e madhe se e çdo populli tjetër në rajon e më gjerë. Etja popullore e qytetarëve shqiptarë, por edhe të rajonit për t’iu bashkuar familjes evropiane është më e madhe se pengesat që mund të ngrihen nga forca  që nuk e duan destinacionin perëndimor të vendeve tona. Prandaj, në emër të saj, ne në Shqipëri po përshpejtojmë reformat zhvillimore, demokratizuese dhe integruese”, tha Nikolla.

“Kryesimi nga Shqipëria i Procesit të Berlinit përgjatë vitit 2023 po rikonfirmon kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe evropianizimi në rajon, por edhe mbështetjen e shumicës së vendeve të rajonit për aspiratën tonë të përbashkët drejt familjes evropiane. Sinqeriteti, përkushtimi dhe arritjet tona kam përshtypjen se janë më të dukshme se vullneti i Bashkimit Evropian për ta konsideruar Ballkanin Perëndimor një pjesë të tij të natyrshme”, u shpreh ndër të tjera Nikolla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026