Nis regjistrimi online i emigrantëve që duan të votojnë në 11 maj, ç’duhet të dini
Procesi i regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka nisur më këtë të shtunë, 11 janar. Regjistrimi mund të bëhet përmes Platformës Elektronike për Regjistrimin e Votuesve nga Jashtë (PER), e cila administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Për të filluar regjistrimin, emigrantët duhet të krijojnë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni ose një adresë emaili, si dhe duke plotësuar të dhënat personale si data e lindjes, vendlindja dhe numri personal. Kjo platformë është krijuar për të lehtësuar regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, duke mundësuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Platforma “PER” është e disponueshme falas në versione desktop dhe mobile, duke siguruar akses të lehtë dhe të gjerë nga çdo pajisje. Ajo përfshin dy module kryesore: Moduli i Regjistrimit, ku zgjedhësit mund të dorëzojnë kërkesat për regjistrim, dhe Moduli i Shqyrtimit të Kërkesave, i cili mundëson verifikimin dhe menaxhimin e këtyre kërkesave nga autoritetet përkatëse.
Për regjistrimin, votuesit duhet të bëjnë verifikimin e pamjes së fytyrës përmes kamerës, të paraqesin numrin e telefonit dhe të dhënat e kartës së identitetit. Aksesimi i platformës mund të bëhet përmes aplikacionit të KQZ-së në telefon ose nga faqja e internetit e KQZ-së në çdo pajisje kompjuterike.
KQZ pranon dokumente të ndryshme si prova të adresës, përfshirë faturat e shërbimeve të ndryshme si uji, gazi, energjia elektrike, dhe dokumentet bankare. Adresa e regjistruar është e rëndësishme për dërgimin e fletës së votimit dhe materialeve të tjera udhëzuese.
Brenda 5 ditëve, KQZ do të informojë emigrantin për pranimin ose refuzimin e kërkesës së tij. Në rast të refuzimit, zgjedhësi do të informohet për arsyet dhe do të ketë mundësinë të aplikojë përsëri.
Fleta e votimit do të dërgohet nga KQZ përmes shërbimit postar dhe duhet të kthehet në institucionin e KQZ-së deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025, pas plotësimit nga votuesi.
LEXONI GJITHASHTU:
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)