Nis sot regjistrimi në universitete, faza përfundimtare mbyllet më 15 shtator
Nga sot të gjithë maturantët fituesit në një degë në universitetet publike dhe private, duhet të regjistrohen, në sekretaritë e shkollave.
“Procesi nuk ka ndryshuar, me 10 aplikime për një raund, I ndarë në 7 faza 48 orëve. Përmes portalit u-Albania ndjekin ecurinë. Aty ku del ngjyra jeshile d.m.th që jeni fitues në atë raund studimi dhe duhet të regjistrohet. Nga sot ka dalë edhe ngjyra e verë, për ata që kanë ftuar shumë degë, në momentin që regjistrohen kanë liruar vendet e tjera”, thotë Arjan Xhelaj, drejtor i rrjetit akademik shqiptar.
Xhelaj, i ftuar ne Euronews Now, tregoi dhe degët e preferuara për maturantët, që këtë vit janë ndryshe nga preferencat e viteve të kaluara.
“Ka një prirje për degët e inxhinierisë, shkencat ekzakte dhe teknologjisë së informacionit. Pastaj renditen degët mjekësore dhe më pas ekonomiku”, tha ai.
Të gjithë fituesit kanë 48 orë kohë për të bërë regjistrimin si dhe të ç’regjistrohen në rast se duan të presin raundin tjetër për një tjetër degë.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar