Nisma nga Korça: Shteti të marrë përsipër kurimin e fëmijëve jashtë vendit
Një grup qytetarësh nga Korça kanë ndërmarrë një iniciativë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare të marrë përgjegjësi për trajtimin e fëmijëve dhe të rinjve nga mosha 0 deri në 18 vjeç, të cilët vuajnë nga sëmundje që nuk mund të trajtohen në Shqipëri.
Sipas iniciatorëve, në rastet kur sistemi shëndetësor vendas nuk ofron zgjidhje mjekësore, shteti duhet të garantojë financimin e kurimit jashtë vendit, duke mos lënë barrën ekonomike mbi familjet.
“Spunton finale e mori nga një rast në Korçë, preku shumë zemra njerëzish dhe ishte këmbana e fundit që është fenomen që ndodh shpesh. Për fat të keq kërkonim ndihmë nga organizata por nuk është zgjidhje normale, nuk duhet të mësohemi. Në bazë të kësaj filluam një studim. Kemi raste nga 0-18 vjeç, që janë më radiokirurgji, leucemi akute. 60-80% kërkojnë trajtim jashtë shtetit. Janë 35-40 raste në vit”, thotë nismëtari Ardit Konomi
Ndërsa një tjetër iniciator, Leonard Olli, thekson se përmes kësaj nisme synohet garantimi i një të drejte themelore kushtetuese, ajo e shëndetit, duke kërkuar që institucionet shtetërore të ofrojnë mbështetje konkrete për rastet kur trajtimi nuk është i mundur brenda vendit.
“Në gjithë rastet kur shteti e ka të pamundur kurimin e tyre, këta njerëz kanë ngelur në mëshirën e fatit. Praktikisht, këta njerëz e kanë të pamundur të marrin shërbim. Kjo nismë synon të përmirësojë këtë kuadër ligjor, mos lejojë qytetarin të mbetet në mëshirën e fatit, ne duhet të kemi shtet të përgjegjshëm për të drejtë kushtetuese, jetën. Iniciativa synon rehabilitimin e kuadrit ligjor aktual duke e përmirësuar”, thotë nismëtari Leonard Olli.
Nismëtarët bëjnë apel që kjo çështje të marrë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse dhe të shqyrtohet mundësia e hartimit të një mekanizmi të posaçëm që siguron mbështetje financiare për kurimin e fëmijëve jashtë vendit, në rastet kur kjo është e domosdoshme.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve