Një ditë pas stuhisë në Vlorë shënohen dëme materiale, në Durrës nis plazhi

31 Gusht 2025 | 15:10

Në video të shihni pamjet në orët e mëngjesit të së dielës, në aksin rrugor Vlorë-Radhimë-Orikum, pas stuhisë që goditi Vlorën të shtunën mbrëma. Përgjatë gjithë rrugës dhe bregdetit shihen çadra të përmbysura, të cilat kanë përfunduar deri në rrugën kryesore, si dhe shezlongë të shkatërruar totalisht. Dëmtime kanë pësuar edhe pjesë të bareve dhe restoranteve buzë plazhit, të cilat janë përfshirë nga dallgët dhe era e fortë.

Si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, janë shënuar dëme të konsiderueshme në biznese, në hapësirat e plazheve dhe në strukturat që nuk janë larguar në kohë, si çadrat dhe pajisjet e tjera. Janë raportuar gjithashtu dëmtime në fasadat e objekteve dhe në pemët dekorative përgjatë bregut.

Ndërkohë, mëngjesi i së dielës ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit. Shiu ka pushuar dhe intensiteti i erës ka rënë. Në Vlorë ka dalë dielli dhe qytetarët po i rikthehen plazhit. Përmbytja e një nate më parë fatmirësisht ka kaluar pa dëme të mëdha në banesa apo biznese, dhe pa rrezik për banorët.

Lajmi i mirë është se reshjet e shiut kanë ndihmuar edhe në fikjen e zjarrit që kishte rënë në fshatin Vajzë të Selenicës.

Edhe në Durrës, pas motit të keq me erëra të forta dhe reshje të dendura, plazhet janë mbushur sërish me pushues e turistë, të cilët kanë zgjedhur të shfrytëzojnë kthjellimin e motit për t’u rikthyer pranë detit.

Policia ka bllokuar 20 mjete lundurues për shkelje të ndryshme gjatë një jave në të gjithë vendin. 8 prej tyre janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë katër të pandehur të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, pas një procesi të...
18:07 | 13/07/2026

Amnistia penale, rreth 60 të burgosur do të fitojnë lirinë në burgun e Drenovës

Rreth 60 të burgosur në burgun e Drenovës do të fitojnë lirinë për shkak të zbatimit të ligjit për dhënien e amnistisë, i cili pritet...
17:34 | 13/07/2026

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026