Normalistët e Elbasanit ritakim pas 48 vitesh, me shokët e shoqet e klasës
Pas 48 vitesh, ish-maturantët e Shkollës Normale të Elbasanit u takuan sërish, duke rikthyer kujtimet, mallin dhe miqësinë që ka rezistuar kohës. Ky ribashkim u bë një udhëtim pas në kohë, ku kujtimet e rinisë dhe mirënjohja për mësuesit që i formuan, u ndanë me emocione të thella.
“Unë kam qenë nxënës në Petagogjiken e famshme ne vitet 1977, është një kënaqesi e jashtëzakonshme që sot takoj disa nga shokët dhe shoqet e shkollës. Kam një rrespekt, mirnjohje dhe kujtim me mall për të gjithë shkollën për katët vitet më të bukura të jetës që kam kaluar këtu, sidomos për mësuesit tanë. Mbase nuk na del koha t’i përmend, por në zemër dhe jetë ata do të mbeten përjetësisht. Gjithçka kam arritur në jetën time unë ia dedikoj Normales së Elbasanit. Kujtoj që edhe kur kam shkuar në fakultet dhe në të gjitha punët që kam bërë, një gur prove për progresin tim ka qenë Petagogjikja e Elbasanit.”– Zef Brozi, ish normalist.
Ky ribashkim u bë edhe një rast për të promovuar librin “Normalisti”, i cili përmbledh kujtime, histori dhe traditën e kësaj shkolle që për dekada ka përgatitur mësues të shpërndarë në të gjithë vendin.
“Më shumë se gjithçka tjetër më nxiti idea që ne të mos bëjmë udhë të gjata për të ardhur tek muzeu i Petagogjikes, por nëpërmjet këtij libri ta kemi muzeun me vete. Në çdo familje që futet ky libër është një trashëgimi e sistemit arsimor, mësues formues, mësues prodhues. Petagogjika ishte dhe ngelet thesari i prodhimit të mësuesve të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.”– Dervish Allushi, shkrimtari i librit “Normalisti”
“Ne kemi kujtimet më të mira nga kjo shkollë, një shkollë me tradita në mësimdhënie, në përgatitjen e mësuesve që s’mund të vijë më. Ne ishim nxënës të atyre viteve që morëm përsipër të bëheshim mësues e të përhapnim dijen kudo, nëpër cepat e Shqipërisë. Erdhëm nga qytete e fshatra të ndryshëm dhe këtu në Elbasan gjetëm kulturën dhe mbështetjen elbasanase.”– Fatmir Boriçi, Ish Normalist
Nga ky takim nostalgjik, nuk mungoi edhe mesazhi për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së Normalës së Elbasanit.
“Nëse ndonjëherë do të kisha qenë vendimmarrës për sistemin arsimor, Petagogjikja kurrë nuk do të shuhej. Mësuesi nuk është thjesht të dish vetë, ka të bëjë shumë metodika e mësimdhënies. Petagogjikja e Elbasanit dhe petagogjiket e tjera na kanë përgatitur për atë.”-shprehte Zef Brozi.
Normalistët e dikurshëm që u shpërndanë në çdo cep të vendit e më gjerë, u rikthyen pas 48 vitesh për të dëshmuar se koha nuk i ka zbehur kujtimet, mallin dhe mirënjohjen për shkollën që formoi breza të tërë mësuesish.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore