“Nuk të njeh askush”- Bardhi përplaset me Malajn, ministri: Gjumë flini ju

19 Dhjetor 2024 | 12:36

Në seancën plenare të kësaj të enjteje, një përplasje mes ministrit të Financave, Petrit Malaj, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shkaktoi tensione të forta. Përplasja erdhi pasi Bardhi e akuzoi ministrin se ishte vonuar për të marrë pjesë në seancën, duke theksuar se ai duhej të ishte aty që në orën 08:00.

“Zoti Bardhi gjumë jeni mësuar të flini ju, se keni vite që flini gjumë,” iu drejtua Malaj Bardhit.

Nga ana tjetër, Bardhi e akuzoi ministrin se nuk bënte asnjë punë dhe nuk e ndiqte axhendën parlamentare, duke shtuar se Malaj nuk ishte njohur nga askush dhe se nuk kishte angazhim serioz.

“S’je gjëkundi, nuk të njeh askush dhe nuk bën asnjë punë. Je aty se të ka rekomanduar krimi i organizuar, je për të menaxhuar paratë e buxhetit të shtetit për t’ia çuar me tendera e koncesione krimit të organizuar. Je aty si ushtar i Ramës për të firmosur atë që të urdhëron Rama dhe krimi i organizuar”, tha Bardhi.

Ministri Malaj  iu përgjigj duke thënë se angazhimi i tij në punë është i dokumentuar dhe i dukshëm.

“Nëse do t’i referohesh medias, do të shikosh angazhimin tim që në mëngjes herët, se ku kam qenë i angazhuar dhe për çfarë,” u shpreh Malaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026