Shehaj i kërkoi intepelancë, Balluku: Kam qenë dy herë në Kuvend, ti s’ke ardhur

19 Dhjetor 2024 | 12:05

Deputeti opozitar Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku për aksin Thumanë-Kashar.

Shehaj tha se ka 6 muaj që kërkon interpelancën me Ballukun por kjo e fundit nuk vjen.

“Rekord me rrugën Thumanë-Kashar, 20 km nga 10 vite kontratë në 35 vjeçare. Janë 3 mld euro nga paratë e shqiptarëve, nuk mund të fshiheni”, tha Shehaj.

Debatet në sallën e Kuvendit u ndezën kur kryetarja Elisa Spiropali tha se Balluku ndodhet jashtë vendit, por kjo e fundit u shfaq në Kuvend.

Në përgjigje të akuzave Balluku tha se ka ardhur 2 herë për interpelancë me Shehajn, por ka qenë ky i fundit që i është shmangur duke mos u paraqitur.

“Agron Shehaj ka munguar dy herë në seancë kur unë kam qenë këtu pasi nuk kalonte dot derën e parlamentit, si duket ai nuk e ka guximin të futet në interpelancë. Ka marrë dy herë raport mjekësor se nuk futej dot brenda kësaj salle nga frika juaj, unë kam qenë e ulur në këtë tryezë, populizmit të Shehajt nuk ka nevojë t’i jepni flatra dhe të bëni gjithë këtë zhurmë. Interpelancën me zotin Shehaj e kam për kënaqësi se më jepet mundësia që populizmin e tij ta bëj leckë se nuk ka as argumente asgjë tjetër. Unë kam qenë për interpelancë më 3 tetor kur ju protestonit dhe ai kishte frikës tuaj. Unë nuk do ta bëj dot burrë zotin Shehaj, nuk i jap dot zemër”, tha Balluku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026