Nxënësit kthehen në klasa, nis zyrtarisht shkolla me masa antiCovid, paqartësi dhe frikë

14 Shtator 2020 | 17:25

Gjashtë muaj mungesë dhe përqafime shokësh e shoqesh klase sërish të pamundura. Nxënës prindër e mësues te emocionuar po aq sa edhe të frikësuar për realitetin e ri të mësimit me Covid.

Distanca fizike dhe higjiena si kushte për të ruajtur shëndetin dhe njëri tjetrin. Protokolle te shkruara në letër por të pazbatueshëm në terren. Efekte

Jashtë kangjellave dyndje, brenda mjediseve të shkollës, distanca prej 1 metër e gjysmë prioritet. 

“Sot është ditë e parë dhe normalisht që do të jetë rrëmujë, nuk presim për më shumë. Të shohim në ditët e ardhshme”, shprehet një prej prindërve.

“Nuk po shohim rregull. Më mirë të hapin oborrin ku mund të mbahet distanca se sa t’i mbledhin njerëzit pas kangjellave”, thotë një tjetër prind.

480 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës. Vogëlushët e klasës së parë e kanë më të vështirë këtë fillim viti shkollor, por jo vetëm

Në hyrje pas matjes së temperaturës dhe dezinfektimit, nxënësit mund të kalonin në ambientet e brendshme të shkollës. Orë te shkurtuara, 30 minuta. Për rrjedhojë dhe turne e orare të pazakonta mësimi.

“Në çdo hyrje matet temperatura, dezinfektohen duart dhe këmbët. Kemi bërë dhe piketime për të ruajtur distancën e duhur. Bankat kanë një distancë 1.5 m”, shprehet një mësues.

Mësimi është kryer dyer të hapura ndërsa mësuesit kanë si detyrim mbajtjen e maskës. Mbajtja e maskës e detyrueshme për fëmijët nga klasa e gjashtë në të dymbëdhjetën.

“Është pak e vështirë të qëndron me maskë në klasë pasi ta vështirëson frymëmarrjen”, thotë në nxënës.

Është një vit shkollor ndryshe për të gjithë, por sidomos për nxënësit me aftësi ndryshe nuk kishin mësues ndihmës. Shyqyrie Hoxha rrëfen se është e detyruar që të qëndrojë me djalin gjatë gjithë procesit mësimor.

“Ministria e Arsimit duhet të sjellë mësuesin ndihmës pasi deri tani e ofrojnë vetëm për një orë mësimi”, thotë Hoxha.

Jo vetëm në ciklin e ulët pati kaos e rrëmujë. Edhe në gjimnaze situata paraqitej thuajse e njëjtë. Ndonëse në fillim ata hynë në shkollë një nga një, e kundërta ndodhi kur mësimi përfundoi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026