Opozita proteston në Shkup, kundërshtohet propozimi francez

3 Korrik 2022 | 09:01

Dhjetëra mijëra njerëz që mbanin në duar flamurin kombëtar u mblodhën jashtë zyrave qeveritare në Shkup të zemëruar për  propozimin francez që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Demonstruesit i bëjnë thirrje qeverisë të japë dorëheqjen për shkak të përplasjes me Sofjen. Argumenti kryesor  është bllokimi i bisedimeve të anëtarësimit të vendit me Bashkimin Evropian.

“Çdokush në botë ka të drejtën e vetëvendosjes, kështu që edhe populli maqedonas ka të drejtën e vetëvendosjes dhe të vendosë për identitetin e tij”, u shpreh para protestuesve Natasa Kotlar, profesoreshë në Institutin e Historisë Kombëtare

Prej 17 vitesh Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE. Por Bullgaria përdor fuqinë e saj si anëtare e BE-së për ta bllokuar atë.

Mosmarrëveshja po pengon gjithashtu  edhe Shqipërinë pasi blloku i trajton të dy vendet si një paketë. Protesta përfundoi paqësisht por një tjetër protestë është parashikuar në ditët në vijim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026