Panairi i ëmbëlsirave në Maliq, qëllimi është ruajtja e traditës së produkteve bio
Tashmë prej 16 vitesh në Maliq organizohet panairi i embëlsirave, prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe bletërritësve që shpalosin produktet e bletëve. Organizimi ka për qëllim ruajtjen e traditës së gatimeve tradicionale, të cilat e kanë bërë zonën mjaft të frekuentuar nga turistët e huaj.
Kryetari i Bashkisë Maliq tregoi se shumë shpejt do të ketë një linjë të prodhimit të Zahireve dhe rikthimin e tregut të fruta perimeve në fshatin Pirg, ku fermerët do të kenë mundësi të tregtojnë dhe lidhin kontrata me grumbullues të mëdhenj në kushte të favorshme për ta.
Panairit ju bashkua edhe kryetari i bashkisë së Korinthit në Greqi, i cili shoqërohej edhe nga një grup artistik. Për të ky udhëtim do të shërbejë për të lidhur marrëdhënie për eksportimin e produkteve bio shqiptare në shtetin helen.
“Unë vij për të disatin vit rradhazi në Maliq, më tepër sesa për këngë e valle vijmë për të marrë ushqimet bio e për ti çuar drejt bizneseve greke. Ne fakt ne kemi arritur një bashkëpunim me bashkinë e Maliqit dhe po punojmë që të krijojmë ura bashkëpunimi që produktet e kësaj zone të vijnë në bashkinë tonë dhe të shiten, sepse për të qenë të sinqertë, janë produkte fantastike”, tha Nikolao Stavrelis, kryetari i Bashkisë së Korinthit.
Fusha e Maliqit është fusha e dytë me e madhe në vend, fermerët e kësaj fushe kanë rendimente të larta në kultura të ndryshme bujqësore duke nisur me grurin, misrin, qepën dhe pataten.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë