Para nisjes së mësimit, prindërit dhe nxënësit do dorëzojnë formularin
Fëmijët dhe prindërit do të duhet të plotësojnë para nisjes së mësimit një formular. Këtë të hënë shkollat do të rihapen nën kushtet e pandemisë, ndaj të gjithë fëmijët dhe prindërit do të duhet të deklarojnë nëse kanë apo jo shenja të covid-19
Formulari duhet të plotësohet nga prindi dhe fëmija dhe do t’i dorëzohet mësuesit kujdestar përpara se nxënësit të hyjnë në shkollë.
Me rëndësi është edhe informimi i stafit mësimor nëse fëmija dhe familja e tij kanë pasur apo jo kontakte me persona të ardhur nga jashtë vendit gjatë pandemisë, ndaj prindërit të pyetur nga Euronews Albania thonë se ky formular është një zgjidhje e nevojshme.
“Jeni në dijeni se do plotësoni një formular ku të deklaroni shëndetin e fëmijës. Po na i kanë sjellë online”, shprehet një prind.
“Deri diku i pranueshëm, sepse duhet të informohet edhe subjektet, fëmija ka apo nuk ka temperaturë apo probleme të tjera”, thotë një tjetër.
Ndërsa jemi në prag të nisjes së mësimit, për shkak të frikës ka edhe prindër që kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë.
“Nuk e di nuk do i dërgoj. “Do i mbajmë në shtëpi dhe do e shikojmë. Sepse akoma nuk jemi të sigurt”, deklaron një tjetër prind.
Gjithashtu edhe stafi mësimor duhet të plotësojë një formular të ngjashëm, ku duhet të deklarojnë nëse kanë apo jo shenja të dyshimta të coronavirus.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar