Paralajmërimi ish-kreut të KQZ: 14 maji një katrahurë e vërtetë

26 Mars 2023 | 20:40

Kristaq Kume i ftuar në emisionin “Review”, e ka quajtur një katrahurë situatën e zgjedhjeve vendore të cilat do të mbahen më 14 maj 2023.

Ai tha se  i quan të tilla jo për shkak të asaj që po ndodh tani, por për shkak se si janë bërë përgatitjet e këtij procesi  zgjedhor, po ashtu ai shtoi se kjo “katrahurë” nuk shqetëson drejtuesit e partive politike, por vetëm qytetarin.

“Kjo katrahurë nuk shqetëson drejtuesit e partive politike te ne, ata të cilët nuk arritën të kenë dot fuqinë politike. Por si e tillë kjo situatë ka efekte goxha negative të paktën te qytetari. Kur them katrahurë unë nuk kam parasysh atë që po ndodh në një nga subjektet  zgjedhore ose te një parti, por në tërësinë e vetë se si po ngjizet dhe se si po zhvillohet ky lloj procesi këtu te ne.

I cili i vlerësuar kështu siç unë e thashë nuk është se këtë vlerësim e bëj mbi bazën e saj që aktualisht është duke ndodhur, por duke ju referuar asaj se çfarë ka ndodhur deri më tani, në përgatitjen dhe për zhvillimin e këtij procesi zgjedhor”,-tha për Euronews Albania Kristaq Kume.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026