Partia opozitare bllokon Kuvendin në RMV, kërkon zgjedhje të parakohshme
10 Maj 2022 |
11:54
Partia opozitare VMRO DPMNE në Maqedoninë e Veriut ka filluar sot bllokimin aktiv të Kuvendit.
VMRO DPMNE paralajmëroi se do të bllokojë të gjitha ligjet në procedurë parlamentare të propozuara nga pushteti, përfshi edhe rishikimin e buxhetit.
Deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në diskutime dhe do të shpalosin argumentet e tyre se pse do të bllokohen ligjet.
Bllokimi aktiv i Kuvendit vjen si taktikë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi opozita që doli fituese në zgjedhjet lokale, e quan jo-legjitime qeverinë aktuale.
Partitë e tjera opozitare pajtohen se vendi duhet të shkojë të zgjedhje të parakohshme, por jo me veprimet e marra nga VMRO DPMNE.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri