Parukeritë hapin dyert me kosto të shtuar si pasojë e masave anti-COVID-19

11 Maj 2020 | 11:18

Gazetarja e Euronews Dorina Halili ishte sot në një ndër parukeritë që hapi dyert dhe sjell masat higjienike të ndërmarra, të cilat rezultojnë kosto të shtuara për çdo biznes.

Për Nevilën ashtu si shumë parukiere të tjera sot është dita e parë e punës në biznesin e saj pas dy muajsh i mbyllur.

COVID-19 i ka ndryshuar mënyrën e punës duke i kushtuar më shumë vëmendje rregullave të reja të sigurisë 

 “Po vendosim këto lejet si fillim këtu tek xhami, që klientët të sigurohen që ne i kemi marrë masat e duhura. Për më shumë gjëra se çfarë masash kemi marrë futemi brenda dhe i shohim,” thotë ajo për Euronews Albania.

Ndryshe nga herët e tjera, tashmë maskat dhe dorezat do jenë të pashmangshme për të dhe klientët.

“Kur klienti të na hyjë në parukeri, e para kemi marrë një alkol që t’i sprucojmë pak duart, këmbët. Meqë kemi një kontakt më të afërt me klientin kemi marrë këtë mbrojtëse. Po e vendos një që ta shihni tamam,” thotë parukierja.

Të gjitha këto masa për Nevilën janë kosto të shtuara teksa rrëfen se ga paketat financiare të shtetit. ka marrë vetëm një pagë n

“Këto gjëra hyjnë në kosto, meqë është një moment i vështirë, mendoj se është e papërballueshme edhe nga ne, po edhe nga klienti nëse do ketë një ngritje çmimi në shërbimet që do marrë. Megjithatë shpresoj që kjo gjendje mos të zgjasë shumë”

Mënyra e re e punës përcakton se edhe gjatë një prerjeje të thjeshtë flokësh Nevila do duhet të jenë e pajisur me doreza.

Kontaktet e afërta me klientët janë të ndaluara, kështu për të shmangur  radhët në biznes çdokush që do të lërë një takim me parukierin duhet që si fillim të caktojë një orar përmes telefonit.

“Jam munduar që të gjitha klientët që kanë marrë këto ditë në telefon t’i ndaj me orare gjatë kësaj jave dhe në vazhdim kështu do vijojmë. Shpresoj që edhe ato të na kuptojnë edhe jenë korrekte normalisht”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026