PS-PD bashkojnë votat për hapjen e dosjeve, Rama: Të zbulojmë kush është I.M

21 Tetor 2022 | 08:13

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 94 vota pro dhe 1 abstenim disa amendamente në ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku bëhet e mundur hapja e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991.

Në të njëjtën kohë, sipas këtyre amendamenteve, kandidatët për poste të larta drejtuese duhet të kalojnë sërish në sitën e Autoritetit të Dosjeve, pavarësisht se më parë mund të kenë marrë një certifikatë pastërtie nga dy komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit, pasi doli një dosje ku pretendohej se një person me iniciale I.M që dyshohet se është ish-presidenti Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Pjesë e ndryshimeve ligjore është dhe amendamenti i depozituar nga Enkelejd Alibeaj, ku i mundëson çdo personi të njihet me dokumentet e ish-sigurimit të shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit.

Kjo do të thotë sipas Alibeajt, hapje e plotë e të gjitha dosjeve. Dosjet e ish-sigurimit të shtetit kthyen në kuvend Lulzim Bashën, ndërsa Sali Berisha, deputet mbështetës të tij dhe deputetët e Partisë së Lirisë nuk morën pjesë në votim. Në fjalën e tij përpara votimit, Edi Rama nuk kurseu akuzat dhe ironitë për Ilir Metën dhe Sali Berishën.

“Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M.? Mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve; sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, theksoi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026