PD: Rithemelimi bashkëpunon me Ramën kundër SHBA dhe Britanisë

6 Qershor 2024 | 16:04

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, është shprehur se Rithemelimi bashkëpunon me PS kundër SPAK, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Komentet Kulluri i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tha se qëllimi i Rithemelimit nuk është të bëjë opozitë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kulluri shkruan se Rithemelimi zhvilloi protestë duke e hequr tërësisht vëmendjen nga skandalet e kryeministrit Rama.

Postimi i plotë i Kullurit:

https://www.facebook.com/share/cySaUmS7D2Hbo6jG/?mibextid=WC7FNe

Lufta e rithemelimit nuk eshte me Ramen por me SPAK, SHBA dhe Britanine Madhe.

Thirren demokratet per te luftuar Ramen dhe si gjithmone i sherbyen duke e hequr teresisht vemendjen nga skandalet e tij. Kjo nuk eshte rastesi por nje kordinim mes tyre ashtu sic beme me amnistine dhe me deshtimin e komisionit zgjedhore.

Pyetja eshte e thjeshte. Pse pikerisht sot ne diten qe e gjithe vemendja ishte tek Edi Rama e skandalet e tij ne mediat e huaja,

rinxjerrin ne skene Sali Berishen?

Si mund te pretendosh se po lufton korrupsionin dhe kordinon me partneret dhe kerkon te ribesh pjese te grupit parlamentar njeriun e shpallur non grata per korrupsion madhor dhe minim te demokracise nga SHBA dhe Mbreteria e Bashkuar? Si mund te pretendosh se je aleat i besueshem kur ndjek te njejtin skenar si Vuçiç me perfshirjen e non grata-ve në qeveri?!

Si mund ti kerkosh SPAK te vere para drejtesise Edi Ramen dhe nga ana tjeter e konsideron grup kriminal?

A nuk eshte ky sherbimi me i mire qe mund ti behej Edi Rames?! Natyrisht keto jane levizje te deshperuara te mirekordinuara mes Rames dhe Berishes

E qe ta bejne me te thjesht kordinimin dhe pazarin mes tyre, nuk u “duhen neper kembe” ata qe u zberthyen skenarin per te kapur SPAK, pazarin per amnistine dhe per reformen zgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026