Pendarovski: Propozimi francez, kalimtar për të nisur hapjen e negociatave

3 Korrik 2022 | 18:00

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, se propozimi i ri francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë është i pranueshëm.

Kjo sipas tij, pasi bëhet fjalë për një kompromis kalimtar, për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, shkruan MKD.

“Vendimi për të pranuar propozimin francez nuk do të jetë as një triumf historik, siç thonë disa. Për mua ai është i pranueshëm.

Për ta sqaruar, bëhet fjalë për një kompromis kalimtar në një nga fazat e integrimit europian të vendit. Me pranimin e këtij propozimi, ne heqim bllokadën bullgare dhe lejojmë hapjen formale të negociatave u shpreh ai.

Pendarovski beson se me propozimin e modifikuar francez nuk rrezikohen çështjet që kanë të bëjnë me identitetin maqedonas dhe se nuk mund të bëhet fjalë për bullgarizimin e maqedonasv.

Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026