Pensionistja që vaksinon qentë e rrugës: S’më del pensioni, më ndihmojnë fëmijët
Afërdita Halili, pensioniste, tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se për të vaksinuar qentë e rrugës, një aktivitet që e ushtron rregullisht, nuk i del pensioni.
Ajo tha se janë fëmijët ata që e ndihmojnë në realizimin e këtij misioni. Halili u shpreh se mban rregullisht një vaksinë me vete në mënyrë që kudo ku shkon të ketë mundësi të vaksinojë ndonjë qen të ri.
“Më kushton pak të jem e sinqertë, por unë shkoj i marr te një farmaci me shumicë dhe më bie më lirë. Çfarë pensioni mor burrë i dheut? Mos të kemi fëmijët…pension…Është bërë një shumicë e madhe qensh të braktisur. Familjari e ble qenin me lekë dhe pastaj për një vaksinë, apo për një sterilizim ai e braktis në rrugë,” – tregoi ajo.
Vaksinimi i kafshëve duhet të jetë një detyrim për të gjithë ata që i mbajnë në shtëpi. Vaksinimi është jo vetëm një mënyrë për të mbajtur kafshët të shëndetshme, por edhe vetë njerëzit duke qenë se sëmundje të caktuara mund të transmetohen nga kafsha te njeriu.
20 prilli shënon dhe Ditën Botërore të Vaksinimit të Kafshëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak