Nuk iu lejua pyetja në konferencën me Merkel, gazetari nga Kosova pyet ‘live’ kryeministrin Rama
Gazetari nga Kosova Enis Reçica tha në Euronews Albania se pas incidentit të djeshëm në konferencë do ta pyeste kryeministrin Rama se përse nuk u lejua të bëjë pyetje.
Sipas tij, argumenti i kryeministrit se nuk pati kohë nuk është i mjaftueshëm, pasi konferenca zgjati 40 minuta.
“Pse vërtetë ne nuk patëm mundësi të bëjmë pyetje? A ishte qëllimi të mos tërhiqej vëmendja te çështjet e raporteve Kosovë-Serbi, Kosovë-Open Balkan, marrëveshja përfundimtare, pse këto tema nuk u përmendën fare në konferencë?” – u shpreh Reçica.
Protokolli i qeverisë për konferencën e mbajtur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama parashikonte dy pyetje nga gazetarët shqiptarë dhe dy pyetje nga ata gjermanë.
Reçica tha se gjatë gjithë ditës së djeshme kanë pasur kontakte me zyrën e qeverisë sa i takon protokollit dhe pyetjeve që do i drejtoheshin kancelares Merkel dhe Ramës.
“Na u premtua një gjë e tillë (mundësia për të bërë pyetje). Mesa marrim pjesë në konferencë duhet të kemi hapësirën edhe të pyetjeve përndryshe s’kemi pse të marrim pjesë në konferencë,” – u shpreh gazetari i cili mori pjesë të martën në konferencën e mbajtur në qendrën e biznesit “Tirana Business Park”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Angela Merkel: Procesi i Berlinit nuk ka dështuar, ka ende punë për të bërë
- ‘Open Balkan’ përplas Ramën me gazetarët nga Kosova në konferencën me Merkel
- Kush do ta zëvendësojë Merkel si mike e Ballkanit? Kancelarja përgjigjet në konferencë
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)