Përditësime LIVE 4 mars: Mblidhet NATO, thirrje Rusisë të ndalë luftën

4 Mars 2022 | 00:20

Sot është dita e nëntë e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak”.

Zhvillimet kryesore:  

  • Zjarr në centalin më të madh bërthamor në Europë.
  • Autoritetet pretendojnë se zjarri ka rënë si pasjoë e bombardimeve nga ushtria ruse.
  • Dialogu përfundon me dakordësi për hapjen e korridoreve humanitare, nuk ka marrëveshje përfundimtare
  • Zelensky kërkon dialog të drejtpërdrejt me Putin
  • Zelensky i bën thirrje NATO-s të dërgojë avionë luftarakë në ditën e tetë të luftimeve
  • Macron paralajmëron Putin se po bën “gabim serioz”, duke dërguar vendin drejt izolimit
  • Putin deklaron se pushtimi i Ukrainës po shkon sipas planit
  • Palët negociuese të Ukrainës dhe Rusisë nisin raundin e dytë të bisedimeve
  • Kherson, qyteti i parë nën kontrollin e rusëve, njofton rregulla të reja për qytetarët.

21:40Shtëpia e Bardhë distancohet nga senatori që kërkoi të vritej Putini

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham i cili bëri thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin në Twitter.

21:30Zelensky apel Europës: Nëse ne biem, ju bini; të gjithë sot jeni ukrainas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar sërish komunitetin global për solidaritetin me Ukrainën, teksa vendi po përballet prej 9 ditësh me pushtimin rus

20:11Mbi 90% e fuqisë luftarake ruse brenda Ukrainës, thotë zyrtari amerikan

Rusia ka lëshuar më shumë se 500 raketa që nga fillimi i pushtimit dhe 92% e fuqisë luftarake të para-skenuar të Rusisë është tani brenda Ukrainës, tha një zyrtar amerikan.

19:30 Rusia mirëpret planet për bisedime me Ukrainën në Turqi

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara ka mirëpritur propozimin që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi javën e ardhshme, raporton BBC.

19:12NATO refuzon Ukrainën: Një zonë ndalim-fluturimi zgjeron luftën në Europë

Vendet anëtare të NATO-s refuzuan të premten kërkesën e Ukrainës për një zonë “ndalim fluturimi”, me argumentin se krijimi i saj për t’i bërë kontrast Rusisë do të bënte që lufta në Ukrainë të përhapej në të gjithë Evropën.

18:54Kremlini i mbyll gojën mediave: 15 vjet burg kush flet për ‘luftë’ me Ukrainën

Parlamenti rus votoi unanimisht ligjin që ndëshkon me 15 vjet burg këdo që përhap informacione të rremë mbi sulmet e ushtrisë.

16:49Kancelari gjerman i kërkon Putinit të ndalë menjëherë pushtimin

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të cilit i ka kërkuar që të ndalojë menjëherë veprimet ushtarake në Ukrainë, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

15:47Ukraina raporton viktima nga shpërthimi në centralin bërthamor

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka raportuar për viktima dhe të plagosur si pasojë e zjarrit në centralin bërthamor. Ende nuk dihet se sa.

15:10Nuk do të firmoset asnjë dokument, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se nuk ka “asnjë bisedë” për nënshkrimin e ndonjë dokumenti zyrtar nga Rusia dhe Ukraina pas raundit të dytë të bisedimeve të së enjtes midis dy palëve.

14:55Stoltenberg i drejtohet Putin: Ndalo luftën tani dhe pa kushte

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar nga Brukseli në mbledhjen e NATO-s se presidenti rus Vladimir Putin duhet të ndalojë luftën “menjëherë dhe pa kushte”.

13:40Kompanitë perëndimore braktisin Rusinë, Kremlini pranon krizën

Ekonomia ruse po humb çdo ditë miliardë dollarë, ndërsa mijëra qytetarë vendas nuk janë më në punë për shkak të largimit të kompanive perëndimore

12:33 – Borrell kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka mbështetur thirrjen e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmit ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga forcat ruse, duke paralajmëruar se sulme të tilla mund të kenë pasoja “katastrofike”.

11:45 – Blinken: NATO nuk do konflikt, por është i gatshëm për të

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar të premten në Bruksel – para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s se ndonëse aleanca nuk “synon konflikt” është “e gatshme” për të dhe do të mbrojë territoret e vendeve anëtare, teksa Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg e quajti “brutal” sulmin rus ndaj Ukrainës dhe dënoi sulmet ndaj civilëve dhe marrjen nën kontroll të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias.

11:24 – Nuk ka rrjedhje të materialit radioaktiv, thotë Agjencia e OKB-së

Reaktorët në termocentralin bërthamor të ZaporizhzhIa në Ukrainë janë të sigurt, pavarësisht se janë duke u sulmuar nga forcat ruse, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA) Rafael Mariano Grossi.

10:58 – Raportohet për situatë të tensionuar pranë centralit bërthamor

Kryetari i qytetit ku ndodhet termocentrali bërthamor i Zaporizhzhya thotë se situata është “jashtëzakonisht e tensionuar”.

10:30 – Perëndimi akuzon Rusinë se po vë në rrezik kontinentin

Liderët botërorë kanë akuzuar Rusinë se ka rrezikuar të gjithë kontinentin, pasi forcat ruse kanë sulmuar një central bërthamor, i cili është përfshirë nga flakët.

09:48 – Forcat ruse marrin kontrollin e centralit bërthamor

Forcat ruse kanë marrë nën kontroll centralin bërthamor më të madh në Evropë, thanë zyrtarë të Ukrainës.

09:28 – SHBA aktivizon ekipin e reagimit bërthamor

Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm ka njoftuar se ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.

03:20 Administratori i centralit: Siguria bërthamore është cenuar

Administratori i centralit Energoatom Igor Murashov ka shprehur shqetësimin për cenimin e sigurisë bërthamore në central.

“Po bëjmë gjithçka është e mundur, por zjarri vazhdon, nuk u lejuan zjarrfikësit”, tha ai.

02:57- Zelensky: Rusia i është drejtuar terrorizmit bërthamor, mos lejoni shkatërrimin e Evropës!

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky i bëri thirrje Europës që të veprojë për të ndaluar trupat ruse dhe për të parandaluar një shpërthim në centralin bërthamor.

“Rusia i është drejtuar terrorizmit bërthamor, mos lejoni shkatërrimin Europës”, tha Zelenski në një video-mesash në Telegram.

Sipas tij, centrali është qëlluar me vetëdije të plotë nga tanket ruse, të pajisura me imazhe termike.

“Asnjë shtet, përveç Rusisë, nuk ka qëlluar ndonjëherë mbi njësitë e energjisë bërthamore … Dhe ne nuk e dimë se si do të përfundojë zjarri në stacion”, tha ai.

01:53 – “Shpërthimi do të ishte 10 herë më i fuqishëm se i Çernobilit”

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka bërë thirrje ushtrisë ruse të ndalë menjëherë zjarrin në mënyrë që të vendoset një perimetër sigurie nga zjarrfikëset.

“Centrali ka marrë flakë. Shpërthimi do të ishte 10 herë më i fuqishëm se i Çernobilit”, ka paralajmëruar ai.

01:45 – Vazhdojnë bombardimet drejt centralit bërthamor më të madh në Europë

00:57 – Raportohet zjarr në centralin bërthamor Zaporizhzhya

Kryetari bashkisë Energodar, Dmitry Orlov, ka njoftuar se ka rënë zjarr në centralin bërthamor Zaporizhzhya si pasojë e granatimeve.

Zëdhënësi centralit bërthamor Andrii Tuz i ka bërë thirrje ushtrisë ruse të ndalojë sulmet për shkak të një rreziku bërthamor.

“Automjetet ushtarake ruse po bombardojnë centralin bërthamor Zaporizhzhia. Ekziston një kërcënim real bërthamor në një nga termocentralet më të mëdha bërthamore të Evropës. I bëjmë thirrje armikut të ndalojë së qëlluari me artiljeri të rënda mbi njësitë energjetike” ka theksuar Tuz në një video-mesash postuar në Telegram.

12:30 – 1 viktimë dhe mbi 70 civilë të plagosur në Donjeck

Një grua është vrarë dhe mbi 70 civilë janë plagosur ditën e sotme në Donjeck, deklaroi Shefi i Administratës Ushtarake Rajonale Pavlo Kyrylenko.

“Rusia po vret civilë. Sot, një grua vdiq në duart e pushtuesve në Mayorsk. Mbi 70 të tjerë u plagosën brenda një dite”, tha ai në një status publikuar në rrjete sociale.

Ai tha se situata në Mariupol është tepër shqetësuese pasi trupat ruse kanë bombarduar lagje dhe spitale, ndërkohë që qyteti nuk ka drita, ujë dhe ngrohje.

Mariupol / Garda Kombëtare e Ukrainës

23:50 – Trupat bjelloruse kanë marrë urdhër që të futen në Ukrainë, pretendon ushtria ukrainase

Ushtria e Ukrainës thotë se dyshon që trupat bjelloruse kanë marrë urdhër që të kalojnë kufirin për të luftuar kundër tyre.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës shkruan në Facebook se “komanda e njësisë ushtarake ka marrë urdhër të kalojë kufirin”.

Ukraina pretendon se Rusia po përdor Bjellorusinë për të lëshuar raketa drejt tyre.

Të hënën, Presidenti Lukashenko deklaroi se nuk do t’i bashkohej forcave ruse në pushtimin e Ukrainës.

23-38 – SHBA sanksionon 19 oligarkë të tjerë rus

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një sërë masash të reja financiare kundër dhjetëra oligarkëve rusë.

Ndër emrat e njohur të cilët do të përjashtohen nga sistemi financiar amerikan janë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov dhe presidenti kompanisë së hidrokarbureve Nikolai Tokarev, të dy persona shumë të afërt të presidentit Vladimir Putin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024