Përfaqësuesi i kishës flet për surrogacinë: Do shtohen incestet, shkatërron familjet
Përfaqësuesi i kishës katolike, Don Mark Pashka tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse do të bëhet e mundur që në Shqipëri të ngrihet ajo që do të quhet “banka e vezoreve” shumë shpejt do të kemi edhe fëmijë të ardhur nga inceste të pavullnetshme.
Duke komentuar mbi projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhimin, ai tha se duke e lexuar ligjin nuk beson se surrogacia do të përdoret në raste të radha.
“Nëse e keni lexuar në projektligj, thuhet “shtetasit shqiptar dhe të huaj”. Pra ne mos po bëhemi një hapësirë pazari për lindshmëri? Kjo nuk është në të mirë të shoqërisë sot në. Një tjetër element është se në një vend si Shqipëria nëse realizohet ajo “banka e vezoreve” në një popullsi kaq të vogël, ne rrezikojmë që pas dy viteve në mënyrë të pavullnetshme të kemi inceste familjare.
Sepse këto persona që do të lindin në këtë mënyrë do të kemi rrezikun e përzierjes së geneve nëpërmjet vezoreve që do fekondohen nga persona të ndryshëm. Duke parë projektligjin nuk besoj se do jetë vetëm për raste të rralla”,-tha përfaqësuesi i kishës katolike, Don Mark Pashka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Projektligji për nënat surrogato, gjinekologu: Jam kundër, praktikë anti-humane
- Italia kundër surrogacisë, projektligji për kriminalizimin edhe jashtë vendit
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS