“Përfitojnë nga kriza”- Deputetja Çudiç: Cili është qëllimi final i Dodik në Bosnjë
Deputetja e Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Çudiç, është shprehur se kreu i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka si qëllim të bllokojë miratimin e disa pjesëve të legjislacionit, që shërbejnë për hapjen e negociatave të vendit me BE.
Komentet Çudiç i bëri në një intervistë në për “Balkan Talks” në Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, ku tha se Dodik dhe qeveria politike e Republikës Srpska po përfitojnë nga kriza në vend dhe situata në Europë për t’ja arritur qëllimit të tyre.
Ajo tha gjithashtu se shumica e njerëzve në Bosnjë-Hercegovinë, rreth 70 %, duan integrimin e vendit në BE, por sipas saj, elitat politike të Republikës Srpska po bëhen pengesë.
“Për ta vënë këtë në kontekst, po flasim për elitat e Republikës Serpska që po mban peng jo vetëm qytetarë të Republikës Serpska, por do të thosha të gjithë Bosnjë-Hercegovinën. Kini parasysh që Bosnjë-Hercegovina ka një afat deri në mars të vitit 2024 për hapjen e bisedimet me BE-në, me kusht që ne të përmbushim disa kritere dhe të përshtatemi me disa ligje, janë gati dhe mund të përshtaten sa më shpejt.
Pengesa apo bllokada kryesore për miratimin e këtyre pjesëve të legjislacionit dhe sigurimin e rrugës së BE-së për Bosnjë-Hercegovinën është z. Dodik, dhe qeveria politike e Republikës Serpska. Pse? Sepse po përfitojnë nga kriza. Kjo është çështja me Bosnjë-Hercegovinën.
Por edhe rajoni më i gjerë, ka nga ata që pavarësisht pretendimeve dhe kërkesave të qytetarëve për t’iu bashkuar BE-së dhe rrugës drejt saj, po bëjnë gjithçka kundër kësaj.
Ju kujtoj që në Bosnjë-Hercegovinë, Republika Serpska dhe federata e Bosnjë-Hercegovinës, shumica e njerëzve duan rrugën drejt BE-së dhe duan të bëhen anëtarë të BE-së. Mbi 70% e qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës duan të bashkohen, ndërsa elitat politike, përkatësisht nga Republika Serpska, janë një pengesë e madhe”, tha Çudiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës