Nxënësit në RMV do të mësojnë online deri në fund të vitit shkollor, nuk do të ketë as maturë shtetërore

30 Prill 2020 | 15:07

Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk do të përsëritet, ndërsa për gjeneratën e maturantëve të këtij viti do të hiqet edhe obligimi për dhënien e testit të maturës shtetërore.

“Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor! Viti shkollor aktual deri në përfundim do të vazhdojë të realizohet nga distanca, respektivisht nga shtëpia! Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë iqpër vitin shkollorë 2020/2021 do të realizohet në Qershor! Rregullohen regjistrimet në institucionet e arsimit të lartë”, ka deklaruar ministri i arsimit Arbër Ademi.

Shkollat në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur në fillim të muajit mars, për shkak të përhapjes së virusit Korona, dhe deri më tani mësimi po zhvillohet online. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026