‘Përsërit garën’, Evi Kokalari tregon bisedën me Berishën: PD të bëhet parti serioze

3 Tetor 2022 | 13:55

Evi Kokalari tregoi për Euronews Albania bisedën që ka bërë për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha për zgjedhjet në FRPD.

Ajo nënvizoi se i ka thënë që gara për kreun e FRPD-së duhet të përsëritet dhe duhet të përjashtohet nga partia kushdo që ka bërë manipulime.

“Berisha duhet të dalë tani dhe të thotë që kjo që ka ndodhur me forumin rinor nuk është mirë dhe do e zgjidhim. Përsërit garën dhe të gjithë ata që kanë manipuluar të merren masa. Duhet të përjashtohet nga partia kushdo që ka bërë manipulime. I kam thënë privatisht dhe po i them publikisht Berishës”, u shpreh Kokalari.

Sipas saj PD duhet të bëhet një parti serioze se në të kundërtën rrezikon ekzistencës e saj.

Ajo theksoi më tej se në zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së është bërë masakër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026