Peshkopia vizitohet me biçikleta, turistët gjermanë shijojnë peizazhet e zonës
Rajoni i Peshkopisë po pret vizitorë të shtuar nga Europa. Të fundit janë një grup turistësh gjermanë, të cilët po e përshkojnë zonën me bicikleta.
Në qytetin e Peshkopisë ka mbërritur një grup turistësh nga Gjermania. Të ardhur nga qytete të ndryshme si, Frankfurti e Këlni, ata janë pjesë e një turi me biçikletë që përfshin destinacione të ndryshme në Shqipëri dhe rajon.
“Shumë mirë, jam shumë e entuziazmuar. Vij nga Frankfurti, në Gjermani, dhe jam këtu prej një jave. Çdo ditë bëjmë udhëtime me biçikletë – kemi qenë në Maqedoninë e Veriut, në liqenin e Ohrit, dhe tani jemi sërish këtu në Shqipëri”, tha turistja nga Gjermania.
Një tjetër turiste shprehet se: “Shqipëria është shumë e bukur. Sapo kemi ardhur dhe duam të eksplorojmë pak qytetin, të vizitojmë dyqanet dhe të blejmë ndonjë suvenir. Në ditët në vijim do të vazhdojmë udhëtimin me biçikletë.”
Me entuziazëm dhe kureshtje, turistët thonë se po zbulojnë bukuritë natyrore, traditën dhe ushqimet vendase.
“Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Kur udhëtojmë me biçikletë, për shembull, na lejojnë të kalojmë – makinat ndalojnë për ne, gjë që në Gjermani nuk ndodh gjithmonë. Kemi përshkuar rreth 70 kilometra sot. Ka qenë shumë ngrohtë, por shumë bukur”, tha tursitja.
Për një tjetër zonjë, nuk është hera e parë e saj në Shqipëri, po përsëri është mjaft e kënaqur dhe e impresionuar me vendin.
“Është hera e dytë që vij në Shqipëri. Herën e parë isha në jug të vendit – nga Tirana vazhduam drejt bregdetit dhe u kthyem sërish. Jam nga Göttingen, në Gjermaninë qendrore. Udhëtimi ishte jashtëzakonisht i mirë – organizim perfekt, grup shumë i sjellshëm. E dua natyrën. Notuam gjithashtu – ishte një përvojë e mrekullueshme.”
Vizita e tyre është pjesë e një rritjeje të interesit për turizmin malor dhe alternativ në Shqipëri, veçanërisht në zonat më pak të eksploruara si Dibra. Për shumë prej tyre, kjo është hera e parë në vendin tonë, por jo e fundit. Mikpritja, natyra dhe përvoja pozitive kanë lënë mbresa të paharrueshme. Iniciativa të tilla pritet të japin një shtysë të re në promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit lokal.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë