Pjesë e “VLEN” në RMV| Qoku: VV, një gur i koalicionit, BDI-së i rrezikohet monopoli

23 Mars 2024 | 14:38

Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë bashkuar në një koalicion që quhet “VLEN” dhe synojnë arritjen e një rezultati pozitiv, duke mundur edhe BDI-në, e cila prej vitesh dominon mbi partitë shqiptare atje.

Bekim Qoku, përfaqësues i LVV në koalicionin VLEN dhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti tha për Euronews Albania se VetëVendosje është thjeshtë një gur i koalicionit.

Qoku tha se BDI i trembet bashkimit të partive opozitare shqiptare, pasi sipas tij, i rrezikohet monopoli politik dhe rrezikon të bjerë nga pushteti.

Ai tha gjithashtu se VV është një lëvizje që ka përfshirë shumë shqiptarë dhe që ndikon pozitivisht aty ku krijohet mundësia.

“S’kishte si të jetë ndryshe emri që Vetëvendosja vendos. Unë jam qytetar i RMV-së. Lindur dhe rritur në Ohër. Vetëvendosje është një lëvizje që ka përfshirë shumë shqiptarë. Jam pjesë e LVV për një kohë të gjatë. 10 vite jam anëtar atje. Ne kemi marrë pjesë në shumë aktivitete politike. LVV është një subjekt politik shumë dinamik dhe i gjallë.

Merr pjesë aty ku mund të kontribuojë pozitivisht. Në këtë rast ne kemi marrë pjesë edhe në 2016 dhe 2020, por kësaj radhe ndryshimi është që unë si aktivist i VV, vendosëm që të jem edhe pjesë e listës zgjedhore të koalicionit VLEN. Vetëvendosja këtu është thjeshtë një nga gurët e një koalicioni të madh opozitar shqiptar. Problemi nuk është VV, por bashkimi i shqiptarëve, i opozitës në RMV.

Për herë të parë pas 22 vitesh në pushtet, BDI-së i rrezikohet ky lloj monopoli politik i pushtetit që e ka në RMV. Ky monopol është anti-vlerave demokratike. Ka krijuar individë me pushtete të ndryshme. Nëse ky sistem kërcënohet, normalisht do të bëj këtë lloj reagimi. Rrezikon për herë të parë të shkojë në opozitë”, tha Qoku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026