Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë
20 Shtator 2024 |
06:59
Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç, tha policia.
Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.
Lajme të Sugjeruara
Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi, fermerët afat deri në 26 qershor
Afro 32.300 fermerë kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, për të cilat fondi në...
Aksion në plazhet e Vlorës, sekuestrohen çadra dhe shezlongë
Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Rendit kanë nisur në Vlorë aksionin për lirizmin e hapësirave publike dhe kontrollet...
Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore
Teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 23-të, grupi organizator ka dalë me një deklaratë të përbashkët, ku ka bërë publike pesë kërkesat...
- 21:20 Organizatorët publikuan 5 kërkesat, Klosi: Nuk kemi më një protestë qytetare, por një protestë politike
- 21:20 Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale
- 20:57 Sindikatat e pavarura paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Ekonomisë, kërkojnë rritje pagash
- 20:50 90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 20:49 Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore
- 20:47 Gjykimi i krimeve të luftës, ‘Specialja’: Pengesë mungesa e bashkëpunimit me Serbinë