“Plani franko-gjerman më i miri”, Rama: Shqipëria në krah të Kosovës

27 Shkurt 2023 | 14:21

Kreu i qeverisë së Shqipërisë nga Podgorica është shprehur se Shqipëria është në krah të Kosovës ndërsa në Bruksel mbahet sot takimi Prishtinë-Beograd.

Në një konferencë të përbashkët me homologun malazez Dritan Abazoviç, Rama në fjalën e tij tha se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi plani më i mirë ndërsa shtoi se marrëveshja mes dy vendeve është rruga e vetme për të ecur përpara.

Ndër të tjera Rama tha se janë vetë palët ato që do të mbajnë përgjegjësi për kushtet që vendosin në dialog.

“Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE apo SHBA.  Nuk i takon Shqipërisë  t’i thotë palëve në dialog me kushte pa kushte, nuk na takon ne por palëve në dialog. Janë ata që kanë përgjegjësinë për të vendosur për vendet e tyre dhe janë ata që paguajnë kostot e vendimarrjeve të gabuara. Nuk ka absolutisht asnjë rrugë tjetër. Çdo rrugë tjetër është iluzion tjetër është për luftëra të brendshme, për vota, për politikë, por nuk ka lidhje me të ardhmen. Jam i angazhuar që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe mos të jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin për veshi sa herë që grindet në oborrin pas shkollës. Besoj se marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është plani më i mirë. Është e pashmangshme që Shqipëria të jetë në krah të qeverisë së Kosovës.”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026