“Po na vjedhin pronat”, revoltohet e moshuara në Tiranë: S’kam ku të strehohem
Një banore e moshuar e pallatit në rrugën “Margarita Tutulani” Tiranë, është shprehur e shqetësuar se tani ndodhet në qiell të hapur.
Pallati ku ajo jetonte që prej vitit “80 i ka dalë pronari dhe ajo është detyruar që të largohet nga banesa e saj.
Ajo tha se është hera e dytë që i ndodh një gjë e tillë dhe nga shteti nuk ka marrë asnjë zgjidhje se ku do të strehohet.
“Është dyta herë që më ndodh kjo histori. Sot kanë ardhur për të ekzekutuar vendimin, nuk ka ende një vendim gjykate. Pretendon Ferdinand Caka që është pronari i këtij pallati. Ai më ka prishur shtëpinë. Në vitin 2013 ma kanë shembur shtëpinë, kam fjetur në bodrum. Ka shtet a ka shtet? Po kërkoj një zgjidhje. Nuk na është dhënë asnjë zgjidhje për këtë situatë. Kam që në ‘80 që jam vendosur në këtë shtëpi. Ne jemi 14 familje në këtë pallat. Këtu ka një hajdut pronash që po na vjedh pronat”, u shpreh ai për Euronews Albania.
Për këtë pallat gjykata ka vendosur që në vitin 2013 dhe sot pritet që të ekzekutohet vendimi, duke iu rikthyer pronarit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 12:45 Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 12:44 Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev