Policia bastis gjykatësit në Shkup, shkak skandalet në konkurset e Akademisë
Policia ka hyrë mbrëmë në Akademinë për gjykatës dhe prokuror në bazë të urdhrit të lëshuar nga Prokuroria themelore për ndjekjen e krimin të organizuar dhe korrupsionit.
Pyetur nga Euronews Albania për arsyet e bastijes ministria e Brendshme e Maqedonisë dha këtë përgjigje:
“ Janë marrë të dhëna elektronike nga sistemi kompjuterik, janë konfiskuar telefona dhe dosje të gjykatësve dhe prokurorëve të zgjedhur. Aksioni po vazhdon. ”
Çdo konkurs i Akademisë është shoqëruara me skandale. Në listën e personave që zgjidheshin si prokuror dhe gjykatës gjithmonë kishte emra të fëmijëve të funksionareve.
– Barlet Xhaferi, djali i ish Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi u bë prokuror.
– Biljana Ivanova, reja e Sekretares të përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova u bë gjykatëse.
– Albulena Abazi, bashkëshortja e Prokurorit publik, Islam Abazi u zgjodh si prokurore.
– Simona Mucunski, bashkëshortja e Ministrit aktual të jashtëm, Timço Mucunski, tanimë po punon si gjykatëse.
Kryeministri Hristijan Mickoski, që në ditët e para të mandatit paralajmëroi se do të ketë ndryshime ligjore. Madje ai shkoi edhe më larg, paralajmëroi që mund të bëhen edhe ndryshime kushtetuese me qëllim që vet gjykatësit dhe prokurorët të zgjedhin Këshillat përkatës, e jo të propozohen nga politika.
“Ta ndryshojmë ligjin, e nëse është nevoja edhe Kushtetutën dhe në vend të këtyre që kanë besueshmëri tek qytetarët vetëm 2% vetë prokurorët dhe gjykatësit, e jo Qeveria, as Kuvendi e as Presidenti, por vet ata të zgjedhin përfaqësuesit e vet në këto institucione. ”
Ideja e Kryeministrit u kundërshtua fort nga ambasadorët. Ambasadorja e SHBA-së, Ageler, kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të mbrohen nga sulmet e politikës, por u pajtua se besimi tek qytetarët është shumë i ulët.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë