Kasami: Sistemi i drejtësisë në RMV i shkatërruar, duam një SPAK si i Shqipërisë

23 Gusht 2024 | 13:02

Kryetari i komunës Tetovë dhe kreu i lëvizjes Besa në RMV, Bilall Kasami tha në një intervistë për Euronews Albania se sistemi gjyqësor në RMV është tërësisht i korruptuar dhe ka nevojë për një reformim të thellë.

Ai u shpreh se qeveria aktuale është e përkushtuar në një riorganizim të sistemit të drejtësisë në RMV, ndoshta sipas modeli shqiptar të vetingut, si e vetmja rrugë sipas tij për ti prerë rrugën korrupsionit.

“Sistemi gjyqësor në RMV të shkatërruar, Shqipëria po avancon veçanërisht me SPAK që po jep një shpresë se po ndodhin zhvillime brenda drejtësisë, që nuk ka ndodhur në RMV. Kemi kërkuar një ristrukturim të sistemit të drejtësisë të prishet ky monopol ku ka keqpërdorime të njerëzve. Kjo qeveri është e përkushtuar të riorganizojë sistemin e drejtësisë, do kërkojmë reformim të thellë të gjyqësorit dhe prokurorisë. Kur erdha në krye të komunës së Tetovës para prokurorisë së Tetovës dorëzova të paktën 5 raste që tregonin abuzime të mëdha me fonde publike dhe asnjë nga paditë nuk u mor parasysh edhe pse kishin fakte”, tha Kasami.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026