Politikani shqiptar në RMV: Problemi integrues nuk është vetëm ‘bllokada’ e Bullgarisë

17 Qershor 2021 | 16:38

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Bullgari në përpjekje për të zhbllokuar procesin integrues të Shkupit në Bashkimin Evropian.

Ish-deputeti dhe politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Zeqirja Ibrahimi thotë se problemi integrues nuk është vetëm “bllokada” e Bullgarisë, por sipas tij vendi ka probleme të brendshme, kryesisht në sferën e zbatimit e ligjit.

“Unë kujtoj se nuk është arsyeja e vetme e integrimit vetëm bllokada e Bullgarisë, ndërsa Zaev ka mjaft detyra të papërfunduara në vendin tonë. RMV lë shumë për të dëshiruar në implementimin e shtetit të së drejtës. Kjo nuk është arsyeja e vetme që RMV nuk po i fillon bisedimet me BE-në”, tha ai.

Ai shprehet se Maqedonia e Veriut nuk duhet të bëhet pengesë për Shqipërinë sa i takon procesit integrues.

“Shqipëria është shumë më afër negociatave, ndërsa RMV është shumë më larg. RMV në këtë rast nuk duhet të jetë pengesë që edhe Shqipërisë të mos i jepet mundësi që t’i fillojë bisedimet me BE. Shqipëria e ka bërë pjesën e detyrës së saj dhe nuk dihet të jete peng i komplekseve etnike dhe historike të maqedonasve, që të bllokohet edhe integrim i Shqipërisë në BE”, shtoi ai.

Korrespondenti i Euronews Albania, Benjamin Arifi tha nga Sofja se deri tani nuk ka një dakordësi mes dy shteteve në lidhje me mosmarrëveshjet. Sipas gazetarit, kjo qasje mund të krijojë pengesë në rrugën evropiane të Maqedoninë së Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026