Politikani shqiptar në zyrën e Vuçiç! Zbulon në Euronews bisedën me presidentin serb
Arbër Pajaziti, kryetari i komunës së Bujanocit ka pasur një takim me presidentin e Serbisë ku ka paraqitur të gjitha problemet dhe shqetësimet me të cilat përballen qytetarët.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, ka theksuar se takimi me presidentin e Serbisë përfaqëson një përpjekje për të shqyrtuar dhe zgjidhur kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve.
“Do takohem me këdo që mendoj se mund të sjellim një gjë të mirë për qytetarët tanë, ndaj nuk ka qenë një befasi për mua ky takim.
Te kryetari i komunës dhe çdo qeveri, ekziston një pjesë ku do kritikohen, por kjo nuk na frenon për të shkuar përpara apo për të kërkuar investimet të reja për qytetarët tanë.
Kam kërkuar dhe më parë takim me presidentin Vuçiç, por nuk ka pasur rezultate konkrete.
U prita dje nga presidenti, kisha një listë me kërkesa të cilat i kam publikuar, i shtruam çështjet dhe takimi zgjati rreth 35 minuta. Në fund u dakorduam që disa projekte infrastrukturore të realizohen menjëherë pas një jave.
Presidenti më pyeti dy herë për çështjen e Konsullatës nëse duhet një e tillë një Bujanoc dhe i thashë po, na duhet dhe është mirë që këtë ta lejoni. Presidenti më tha që pas takimit ta deklaroj në media se ma premtoi që kjo do realizohet shumë shpejt”, tha Pajaziti.
Më tej, Arbër Pajaziti u shpreh se, pavarësisht mospajtimeve për disa çështje, ai e konsideron të rëndësishëm vendosjen e komunikimit me presidentin e Serbisë, duke shtuar se pret rezultate pozitive.
“Nga ana tjetër ka edhe çështje për të cilat ne nuk pajtohemi, siç është pasivizimi i adresave. Presidenti mendon se është një ligj që po zbatohet në gjithë Serbinë dhe nuk është selektiv, ndërsa unë mendoj se është ligji është selektiv. Mendoj se është një hap i rëndësishëm për të vendosur komunikimin me presidentin serb. Presim rezultate konkrete, nuk pres të realizohen të gjitha kërkesat tona por jam optimist se do ndodhin ditët në vazhdim”, tha Pajaziti.
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 19:44 Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore
- 19:44 Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
- 19:39 Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja: Do ta godasim fort sonte
- 19:34 Shefi i OKB-së: Duhen 296 mln dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Venezuelë
- 19:31 3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
- 19:27 Irani i përgjigjet Trumpit: Ai kupton vetëm gjuhën e forcës